Pantallonat e ngushta atraktive

Pas rreth dy dekadash, pantallonat e ngushta këtë sezon janë kthyer në modë, ndërsa kryesisht në kombinim me minifundet, fustanet dhe tunikat.

Shumë femra shmangin fundet ultra të shkurtra, sepse mendojnë se nuk kanë këmbë të bukura. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kenë një gardërobë të tillë. Pantallonat e ngushta deri në fund të këmbëve ose pak nën gjunjë do të fshehin të gjitha të metat tuaja, ndërsa nëse janë me ngjyra të pazakonta, do të tërheqin vëmendjen kudo që jeni.

Tunikat, bluzat e gjata pa krahë dhe mini-fustanet, janë shumë praktike për ditët e ngrohta, ndërsa kombinimi i tyre me pantallona të ngushta është mjaft atraktiv. Në këtë kombinim mund të mbani këpucë të rrafshëta të cilat këtij stili i japin rehati.

Nëse nuk ju pëlqejnë këpucët e rrafshëta, atëherë këpucët dhe sandalet me taka duken shumë “retro” në këtë kombinim. Stilistët rekomandojnë sandale me ngjyra të çelëta me platformë, që formësojnë mirë këmbën dhe përshtaten mirë me pantallona të ngushta.
(femina.al)

No comments:

Post a Comment