Maqedoni, javën e ardhshme konstituohet Parlamenti i ri

Javën e ardhshme pritet konstituimi i Parlamentit të Maqedonisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 5 qershorit.

Sipas burimeve pranë institucionit legjislativ, seanca e parë pritet të mbahet të martën apo mërkurën e ardhshme.

KSHZ pas shpalljes së rezultateve zyrtare ka hapur rrugën që deputetët e rinj të ulen në karriget e Parlamentit sipas afateve të përcaktuara ligjore.

Seanca e parë pas zgjedhjeve pritet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.

BDI në negociatat për formimin e Qeverisë me VMRO-DPMNE ka kërkesën e saj që posti i kryetarit të Parlamentit ti takojë kësaj partie, ndërsa kandidate e mundshme është Teuta Arifi.

Përveç konstituimit të përbërjes së re parlamentare, në bazë të afateve kushtetuese, Qeveria e re duhet të zgjidhet deri në fillim të muajit gusht. Partitë VMRO-DPMNE dhe BDI po vijojnë negociatat, duke mos dhënë detaje mbi zhvillimin e tyre.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment