Si ta parandaloni kundërmimin e erërave të pakëndshme në shtëpi?

Duart, pas prerjes së qepës ose të hudhrës, fërkohen me telfën e kafesë. Erën e peshkut mund ta eliminoni, nëse duart i fërkoni mirë me kripë, vënë natën në dhomë 2-3 peshqirë të lagësht...

* Thika me të cilën grihet qepa do të largojë erën e pakëndshme nëse menjëherë pas përdorimit e nxehni mbi flakë të zjarrit.
* Duart, pas prerjes së qepës ose të hudhrës, fërkohen me telfën e kafesë.
* Për ta eliminuar erën nga kuzhina, pas përgatitjes së disa llojeve të perimeve (lakrës, lulelakrës, brokulit), bashkë me perimet duhet zier një copë të fortë të bukës të mbështjellë në thes bezi.
* Erën e peshkut mund ta eliminoni, nëse duart pas pastrimit të peshkut i fërkoni mirë me kripë, e pastaj i shpëlani me ujë të ftohtë. Enën, në të cilën e keni përgatitur peshkun e detit, e fërkoni mirë me telfe të kafesë e pastaj e shpëlani me ujë të ftohtë.
* Në dhomën ku kanë pirë duhan shumë njerëz, erën, që do të kundërmojë gjatë,do ta eliminoni nëse gjatë natës në dhomë i varni 2-3 peshqirë të lagësht. Në mëngjes nuk do të ndihet kurrfarë ere. Është me ndikim edhe nëse në hapësirat ku pinë duhan shumë duhanxhinj, të ndizet qiriri, i cili do ta zvogëlojë tymosjen e hapësirës.
* Nëse era e pakëndshme ndihet në dollap, ky duhet fshirë mirë së brendshmi me ujë hipermangani. Kjo përbërje mund të shfrytëzohet edhe për heqjen e erës së pakëndshme të qepës nga duart. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment