Shkodër, vritet me kallashnikov 60 vjeçari, në kërkim autori


Vrasje me armë zjarri në fshatin Barbullush të Shkodrës.Ngjarja e rëndë është shënuar në mesnatën e së premtes ndërkohë që viktima është 60 vjecari Ndoc Celiku.


Policia thotë se viktima është qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov.

Grupi hetimor nisi veprimet hetimore në vendin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që do të mund të conin në zbardhjen e vrasjes. Paraprakisht dyshohet se autori mund të jetë një fqinj i viktimës. Për arsye hetimi policia nuk bën të ditur identitetin e tij. Ndërkohë që mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes.
(balkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment