Maqedoni, 10 deputetë serb në parlament

Parlamenti në Maqedoni do të ketë tashmë edhe 10 deputetë serbë. Pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni si rezultat i fitores në kuadër të koalicioneve brenda VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, kanë fituar edhe dhjetë deputetë serbë.

Fituesit janë 6 kandidatë nga VMRO-DPMNE dhe 4 nga radhët e LSDM.

Në VMRO-DPMNE dhe partitë tjera kanë fituar mandate: Kosana Nikoliq-Mazneva, Malisha Stankoviq, Ivan Stoilkoviq, Blagorodna Duliq, Vladanka Aviroviq, Lubisav Ivanov-Cingo me origjinë dhe lidhje serbe. Nga ana tjetër, nga radhët e LSDM kanë fituar katër deputetë: Tanja Tomiq, Dragisha Miletiq, Emilijan Stankoviq, Svetlana Vucetiq, etj, raportojnë mediat vendase.

Si pjesë e koalicioneve brenda këtyre dy blloqeve politike maqedonase janë edhe disa deputetë turq, boshnjak dhe rom, në numër më të vogël. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment