Makina që ecën mbi ujë

Mund të lëvizë me lehtësi të madhe jo vetëm në rrugë por edhe në rërë dhe në ujë. Bëhet fjalë për makinën e re të Volkswagen, e cila mund të përshtatet në të gjitha sipërfaqet.

Shpikësi i saj është vetëm 21 vjeç dhe ndërtoi këtë makinë për të marrë pjesë në një konkurs i sponsorizuar nga kompania gjermane e ndërtimit.

Në makinë janë vendosur katër turbina ajri por edhe qese ajri që e ndihmojnë për tu ngritur nga toka.

Megjithatë, më e rëndësishmja në këtë makinë është se ndërtimi i saj është bazuar në standartet mjedisore, në mënyrë që të mos nxjerrë dioksid karboni në atmosferë./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment