Lulëzim Basha shpallet krebashkiak i Tiranës.

KQZ në Shqipëri, përfundoi sot rinumërimin e kutive të të gjithë Tiranës.
Në përfundim të procesit, sipas KQZ-së, Lulëzim Basha rezulton me 95 vota më shumë se Rama gjë që do të thotë se, për momentin ai është edhe krebashkiaku i ri i Tiranës.

Në “raundin e dytë” të numërimit, të fletëve të hedhura në kutinë e gabuar, u numëruan gjithsej 1795 kuti, proces i cili zgjati 5 ditë. KQZ-ja i ka shtuar Bashës 14 vota të tjera.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numëroi sot fletët e kontestuara në kutitë e fundit, të cilat i përkisnin njësisë 11, e cila ishte e fundit.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat menjëherë pas mbylljes së procesit, përfaqësuesi socialist në KQZ, Genc Gjonçaj, u shpreh se PS-ja po shqyrton çdo mundësi ligjore për ta sjellë procesin e deformuar në udhën e ligjit.

“Procesi i numërimit ishte i vështirë për ne. U përpoqëm të ishim korrekt me vendimin e Kolegjit duke emëruar vëzhgues, por kostatuam parregullsi, që natyrisht u mbajtën shënim dhe do të jenë pjesë e qëndrimit tonë”, tha Gjonçaj.

“Ishte proces qesharak. Materiali zgjedhor u fut në procesin e hetimit të komisioni i pasigurtë dhe i deformuar. Problemet e fletëve nga një qendër votimi në një tjetër, kutitë e çara dhe ngatërresat me kodet do të pasqyrohen në qëndrimin tonë”.

(albanews.gr)



No comments:

Post a Comment