LSI: Të respektohet Kolegji, të bëhet certifikimi

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, duke vlerësuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor si të pandikuar nga presioni politik dhe në përputhje me ligjet e vendit, ka apelur për respektimin e tij nga të gjitha palët, edhe humbësin.

Në një konferencë për mediat, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka theksuar se tashmë është momenti të bëhet sa më parë certifikimi dhe konstituimi, në mënyrë që të marrë rrugë qeverisja vendore me të zgjedhurit e vetë shqiptarëve.

“Qëndrimi i shpallur nga Kolegji dëshmoi se jo vetëm është një trupë që vepron në përputhje më tërë atributin kushtetues, në pavarëësi të plotë në zbatim të ligjit, por dëshmoi se vendimarrja e saj që ngarkohet me përgjegjësi të vecantë, është vendimarrje jashtë dhe e pandikuar nga presioni polituk, në integritet të plotë profesional dhe qytetar”- tha Rama.

Sipas tij, një shoqëri me vlera të konsoliduara të demokracisë, maturinë e vet e shfaq dhe në resektim të institucioneve, seriozitetin dhe maturinë për të pranuar verdiktin që japin institucionet.

Ai ka bërë thirrje për reflektim në mënyrë europiane duke njohur dhe respektuar vendimet, pavarësisht nëse vijnë në përputhje me interesat perosnale apo të grupit të cilitdo subjekti që garon në zgjedhje.

“Në një garë nuk mund të jenë të gjithë fitues, por e rëndësishme është që për shkak të leximit korrekt të votës askush të mos ndihet i humbur”0 tha ai, duke shtuar se cdo përpjekje për t’iu kundërvënë institucioneve në rrugë jo ligjore është shfaqje e shëmtuar e rudimentit të trashëguar nga një politikë e vjetër.

LSI inkurajon KQZ dhe Kolegjin që të bëjnë të gjtha përpjekjet për ta kurorëzuar me sukses tërësinë e procesit dhe për t’i celur rrugën konstituimit dhe marrjes së përgjegjësisë vendore në të gjitha nivelet.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment