Përbërësi i çajit jeshil sjell përfitime shëndetësore

Hulumtuesit amerikanë thonë se një përbërës në çajin jeshil ka një aftësi të fuqishme për të rritur numrin e "qelizave T rregullatore" që luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar.

Drejtuesja e studimit, Emily Ho, thotë se mund të jetë një nga mekanizmat themelor që e bëjnë çajin jeshil të dobishëm në kontrollimin e inflamacionit, përmirësimin e sistemit imunitar dhe parandalimin e kancerit.

"Barnat farmaceutike kryejnë role të ngjashme dhe kanë qënë subjekt i shumë kërkimeve, por ato kanë probleme me toksicitetin" thotë Ho.

Në studim, shkencëtarët eksperimentuan më një përbërës në çajin jeshil - një polifenol të quajtur EGCG - i cili besohet se është përgjegjës për shumë nga përfitimet shëndetësore dhe ka karakteristika anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene.

Studimi tregoi se përbërësi mund të shkaktojë një prodhim të lartë të qelizave T rregullatore dhe ndërsa efektet e tij nuk janë aq të fuqishme sa barnat, ai gjithashtu kishte disa shqetësime në lidhje me përdorimin afatgjatë apo toksicitetin.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment