Basha: Rama, presion mbi Kolegjin dhe drejtësinë

TIRANË- Presion dhe kërcënim mbi Kolegjin Zgjedhor dhe njëherësh presion mbi drejtësinë e ka quajtur Lulzim Basha, letrën e rivalit të tij Edi Rama ndaj Kolegjit dhe së fundi edhe deklaratën e tij para gazetarëve.

Në një komunikim me mediat, vetëm pak kohë pas bashkëbisedimit të Ramës me gazetarët, Basha ka përsëritur atë që ka premtuar që në krye të herës. “Cilido qoftë verdikti që do të dalë nga institucionet kushtetuese unë do ta pranoj”. Ndryshe nga kundërshtari që ka zgjehdur tjetër rrugë,m atë të mosnjohjes së rezultatit, vetëm e vetëm pasi ato bazohen në ligj, dhe në të drejtën minimale të numërimit të cdo vote të qytetarëve.

“Kandidati tjetër ka të drejtë të përdorë të githa mjetet ligjore, brenda sistemit edhe nëse beson se të mbysësh zërin e qytetarëve është e vetmja rrugë. Kur institucionet japin verdiktin është detyra e të gjithëve të pranojmë, se ligji qëndron mbi të gjithë ne. Rivali im ka zgjedhur të ndërmarrë një hap të paprecedentë duke kërcënuar Kolegjin me një letër publike dhe sot në ekran, është e papranueshme presioni ndaj Kolegjit, është presion ndaj drejtësisë”- tha ai.

Sipas Bashës, vendi dhe Tirana nuk ka nevojë për një betejë politike. Ai ka kujtuar se ndërkombëtarët kanë folur qartë e njëzëri duke i bërë thirrje palëve të ndjekin institucionet ligjore dhe të pranojnë rezulatet. “Kërcënimet për dhunë nuk kanë vend në këtë proces. Askush nga ndërkombëtarët nuk i ka vënë në dyshim vendimet e Kolegjit, i vetmi që e bën është Rama”- tha ai.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment