Lady Gaga mëson gjuhën e shenjave.

Lady Gaga ka vendosur të mësojë gjuhën e shenjave për të komunikuar me fansat, të cilët e kanë të dëmtuar dëgjimin.

Këngëtarja e hitit “Born this way” ka kërkuar ndihmë nga një mësues privat për t’i ndihmuar të mësojë gjuhën amerikane të shenjave, pasi që në YouTube pa fansa me dëgjim të dëmtuar, të cilët këndojnë këngën e saj.

“Gaga tashmë ka luftuar për të drejtat e homoseksualëve në ShBA dhe ka folur për çështjet politike siç janë emigrimi, ndërsa tani dëshiron t’i përkushtohet fansave të saj të shurdhër”, ka thënë një burim i paemëruar për “Sun”./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment