Truke natyrale për dhëmbë të bardhë.

Doni të keni dhëmbë të bardhë si aktorët e Hollywood? Tani është e mundur edhe me metoda natyrale, pa patur nevojë të shkoni te dentisti.
Hapi i parë është përtypja. Hani fruta dhe zarzavate të forta. Karrotat, mollët por edhe nje erez si majdanozi janë furce natyrale të dhëmbëve, që mund të heqin njollat e krijuara dhe mund t'i zbardhin ata akoma më shumë.

Hapi tjetër është përdorimi i fijes dentare në mënyrë të vazhdueshme. Eshtë tepër e rëndësishme që të hiqen mbetjet ushqimore që qëndrojnë mes dhëmbëve dhe dhëmballëve. Kujdesuni sa më shpesh për to dhe do të keni një higjienë më të mirë në gojën tuaj.Një sekret tjetër për një buzëqeshje rrezatuese është djathi. Nëse hani pas cdo vakti një sasi të vogël djathi, kjo ndihmon në parandalimin e karies dhe rimineralizon smaltin. E njëjta vlerë arrihet edhe përmes konsumimit të qumështit apo kosit.

Ka edhe një lajm të mirë për dashamirësit e ëmbëlsirave: Luleshtrydhet e mbuluara me cokollatë i bëjnë dhëmbët më të bardhë.

Po ashtu uji me sodë është shumë i mirë për dhëmbët, por gjithnjë duke e përdorur në sasi të kontrolluar. Dhe në fund aleatë për një buzëqeshje të shkëlqyeshme janë uthulla e limoni. Megjithatë këto jane disa truke natyralë dhe jo domosdoshmërisht mund të jenë rezultativë. Ndaj ju këshillojmë që të paktën një herë në 6 muaj të shkoni te dentisti për kontrolle normale dhe një herë në tre muaj të ndërroni furcën e dhëmbëve.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment