Kuvend, Islami e Harasani thyejnë sërish bojkotin e opozitës

Parlamenti ka zhvilluar seancën e radhës e cila është e dyta pas zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Në të u miratuan një sërë pr/ligjesh. Socialistët kanë vazhduar bojkotin e punimeve i cili është përcaktuar të zgjasë deri në dhënien e vendimit nga Kolegji Zgjedhor për kryetarin e Bashkisë. Po këtë vendim të grupit parlamentar socialist e kanë shkelur dy deputetë, Andis Harasani dhe Kastriot Islami.

Vetë Islami duke folur për NEWS24 tha se prania në parlament nuk është me qëllim shkeljen e rregullave të partisë, por për të dhënë mesazhin se socialistët duhet të bëjnë opozitë në parlament, ndërkohë që sqaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga Partia Socialiste.

“Të jeni të sigurtë se unë do vazhdoj të kontribuoj brenda forcës së Partisë Socialiste, brenda grupit parlamentar të PS-së, pa pasur asnjë lloj frike qoftë edhe nga thashethemet apo legjendat urbane, apo qoftë edhe nga kërcënime më të ndryshme që mund të vijnë, apo qoftë edhe nga epitete që zoti Rama lëshon për t’ju shmangur përgjigjeve të qarta dhe qëndrimeve afatgjata kur është në gjendje paniku", tha Islami.

Në seancën e sotme ka qënë i pranishëm edhe zoti Berisha, i cili në ndryshim nga seance e kaluar nuk mbajti asnjë fjalim.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment