KQZ rrëzon 3 kërkesat e PS dhe kërkesën e PD për 117 kutitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mesditen e sotme me tre vota pro dhe dy kundër hodhi poshtë 3 kërkesat e opozitës.

Partia Socialiste kërkonte pavlefshmerinë e vendimeve të KQZ e për rezultatin e Tiranës, për tabelën e njësisë 5, si dhe për mos llogaritjen në rezultatin përfundimtar të fletëve të kontestuara.

Ndërkohë KQZ me tre vota pro dhe dy kundër rrëzoi kërkesën e PD-së që kërkonte rishikimin e kutive të fletëve te votimit te kontestuara ne 117 qendra votimi.

Përfaqësuesit ligjor të PD kanë argumentuar se në atë moment KQZ nuk bëri rivlerësim por vetëm numërim të disa fletëve të panumëruara më parë.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment