Roshi: Ju kërkoj ndjesë për stresin e shkaktuar

Pas prononcimit zyrtar të Policisë së Shtetit, e cila deklaroi se ekzaminimi mjekoligjor ka konstatuar se 28-vjecarja Griselda Roshi nuk ka qënë asnjëherë shtatzanë dhe pas rrëfimit të vetë 28-vjecares pasditen e sotme në Prokurori se e gjithë historia e rrëmbimit dhe e shtazanisë ka qenë një sajesë nga ana e saj, bashkëshorti i saj, kreu i bashkisë së Kavajës ka kërkuar ndjesë publike për gjithë historinë e cila sipas tij shokoi gjithë vendin dhe në fund rezultoi e pavërtetë.

Kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Roshi nëpërmjet një letre të hapur në emër të tij dhe familjes Roshi i ka kërkuar ndjesë mbarë opinionit publik për tronditjen që shkaktoi lajmi i bashkëshortes së tij.

“Në emër të familjes time dhe të afërmve, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë.U kërkoj ndjesë bashkëqytetarëve të mi Kavajas që ndanë me mua dhe familjen orët e mia më të vështira të jetës. U kërkoj ndjesë të vecantë miqve të Partisë Socialiste që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time”,- thuhet në letrën e Roshit drejtuar pulikut.

Ndërkohë Roshi ka falenderuar gjithë instancat të cilat u angazhuan në zbardhjen sa më të shpejtë të vërtetës.

“Falenderoj prokurorinë dhe mjekët e përfshirë në zbardhjen e ngjarjes. Ata bënë gjithshka me shpejtësi, profesionalizëm dhe mirësjellje njerëzore. U kërkoj ndjesë edhe atyre për gjithë atë stres. Falenderoj edhe median për vëmendjen e vecantë.”,- vijon letrën e tij kreu i bashkisë së Kavajës Elvi Roshi.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment