Kushtetuesja vendos për piramidën

A do të prishet piramida në qendër të Tiranës apo jo? Këtë do ta vendosë sot Gjykata Kushtetuese e cila pritet të shqyrtojë ankimimin e Bashkisë së Tiranës për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.

Si rezultat i mosmarrëveshjes për zgjidhjen e kompetencave mes pushtetit qendror dhe vendor bashkia ka dorëzuar ankimimin në gjykatë.

Bashkia e Tiranës kërkon shfuqizimin dhe e quan si të papajtueshëm me Kushtetutën, vendimin nr. 66. datë 21.10. 2010 për ndërtimin e Kuvendit të Shqipërisë.

ndërkohë Komisioni Shtetëror Parlamentar ka zgjedhur tashmë studion fituese, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment