Kallëzim penal edhe 4 të komunarë të Prishtinës

Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Komunale të Prishtinës ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për shpërdorim të detyrës zyrtare, me qëllim të përfitimit material.

Kallëzimi penal ka të bëjë me të ashtuquajturin rasti “N”, shkruan gazeta Koha Ditore.

Gazeta nuk ka arritur të kontaktojë me përgjegjësit në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë, për të mësuar më shumë lidhje me këtë rast.

Por, brenda Policisë së Kosovës nën kushte anonimiteti i kanë thënë gazetës se për rastin në fjalë janë intervistuar si të dyshuar potencialë katër zyrtarë të komunës: N.T, I.H, A.S, dhe Zh.P për rastin e ashtuquajtur N dhe që ka të bëjë me një aktvendim të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit të datës 25 nëntor 2009 për ndërtimin e një objekti shumëkatësh në lagjen Lakërishte. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment