
Vetëvendosje thotë se protesta organizohet për “manipulimin me tenderë, shitjen e ndërmarrjeve publike dhe marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë, për vjedhjen e territorit të Kosovës”.
Lëvizja Vetëvendosje beson se mijëra njerëz priten të mblidhen, të cilët do të nxjerrin jashtë xhepat e tyre si simbol i varfërisë së qytetarëve kosovarë, për shkak të hajnisë së pushtetit.
“Janë tri lloje kryesore të hajnisë: manipulimi me tenderët që u jipen zakonisht e kryesisht biznesmenëve që janë miq të Qeverisë; shitja e ndërmarrjeve publike me këtë privatizim të egër që ua mbush xhepat ministrave; dhe, marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë që na e vjedhin territorin e Kosovës. Siç e dini, kjo qeveri operon tashmë me buxhet të paligjshëm, planifikon t’i shesë lirë dhe shpejt PTK-në, KEK-un e Trepçën dhe mendon t’i bëjë 6 marrëveshje me Serbinë me ç’rast jo vetëm që qytetarët dhe deputetët nuk dinë se çka përmbajnë ato, por edhe platforma e bisedimeve nuk i është dhënë as kryesisë së Kuvendit dhe as kryetarit të Kuvendit”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.
(panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment