Kroacia bëhet gati për vizitën e Papës

Kroacia po rrit ndjeshëm masat e sigurisë në prag të vizitës së Papa Benediktit XVI, e planifikuar për fundjavën e ardhshme.

Qytetarëve u është thënë të mbyllin dritaret dhe të mos qëndrojnë në ballkonet e tyre në momentet kur do të kalojë ati i shenjtë.

Personat që do të vendosin të dalin në sheshet kryesore të Zagrebit do të kontrollohen nga policia, bëjnë të ditur agjencitë ballkanase të lajmeve.

Vizita e Papës ka sjellë reagime negative nga një pjesë e publikut për shkak të shpenzimeve që po bëhen për të, që shkojnë deri në 12 milionë euro.

Madje, disa OJQ kanë paralajmëruar protesta. Por përgatitjet po vazhdojnë me intensitet, duke qenë se nga vizita e shumëpritur kanë mbetur vetëm tre ditë.

Autoritetet bashkiake kanë vendosur tualete të lëvizshme në zonat ku pritet të ketë tubime, ndërkohë që rreth 500 persona do të punojnë në spitalet në ambjent të hapur.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment