Vlorë, 27-vjecari i verbër që befason me aktivitetet e tij

Të jesh i verbër nuk do të thotë të mos punosh, të mos luash futboll, të mos krijosh familje, të mos komentosh ndeshje, apo të mos japësh mësim. Të gjitha këto janë aktivitetet e përditshme të 27-vjecarit Taulant Sadiraj, nga fshati Kanina i Vlorës. I verbuar totalisht që në moshën 5-vjecare është përshtatur me gjendjen e tij duke e mbushur jetën me aktivitete energjike.

Ai punon DJ në party dhe dasma, jep mësime kompjuteri për të verbërit, disponon një studio muzikore dhe videosh, ku pjesën më të madhe të proceseve i bën vetë, komenton ndeshjet e një skuadre të futbollit si dhe është babi i një vajze dy vjecare.

“Unë kam gjetur një mënyrë jetese, një mënyrë për tu ushqyer, punoj si futbollist dhe komentetar i ekipit norga. Punoj edhe si DJ dhe instructor në një qendër interneti. Të gjitha I bëj me passion, mund dhe dëshirë”, thotë Taulanti.

Edhe bashkëshortja tij shprehet se jetesa me 27-vjecarin është shumë normale, madje kanë një jetë të lumtur, ndërsa banorët e fshatit shprehen se është një njeri i rrallë, me shumë pasione dhe aftësi, pavarësisht mungesës së shikimit.
“Jam shumë e kënaqur në këtë familje. Nuk më mungon asgjë”, shprehet ajo.

Për pasionin e tij futbollin, Taulanti tregon se luan prej vitesh nëpërmjet një teknike që përdoret për të verbërit duke përdorur një top me zilë. Ai tregon se ka qënë golshënues në disa kampionate ku dhe ka fituar dhe kupën Pano Xhaho.

Taulanti jep një mesazh për të gjithë ata persona që kanë paaftësi apo probleme në jetë, duke bërë thirrje që të kenë guxim për tu përshtatur me jetën.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment