Kriza institucionale vonoi njohjet e reja të Kosovës

Kriza institucionale vonoi procesin e njohjeve të reja. Kështu deklaroi në Tiranë zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi, i cili nënvizoi se tani e tutje lobimi do të jetë më i madh.

Ai është takuar me zëvendësministren e Jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi

“U morëm me ndërtimin e institucioneve të brendshme dhe lobimi ka qenë i zvogëluar. Megjithatë, ka ngelur komuniteti i vendeve që po shqyrton njohjen, që janë nën influencën e vendeve si Serbia. Tani do të ketë një angazhim më të madh të institucioneve të Kosovës”, citohet të ketë thënë Gashi.

Sipas tij, deklaratat për ndarjen e Kosovës nga zyrtarët e lartë të Beogradit janë pjesë e një loje politike në Serbi, në funksion të zgjedhjeve që po afrohen.

“Ky vit është vit zgjedhor në Serbi dhe klasa politike do përdorë kartën e nacionalizmit ekstrem për të fituar. Është për të ardhur keq, që një gjë e tillë vjen edhe nga forca që vetëquhen demokratike në Serbi. Por Kosova e pavarur tashmë është një realitet i pranuar”, shtoi Gashi. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment