Haxhinasto: Kantrimen ishte shumë i qartë

Deklaratat e zyrtarit të lartë amerikan Thomas Countryman janë konsideruar shumë të qarta, nga zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm Edmond Haxhinasto, i cili tha se janë shumë konsistente dhe i referohen gjithmonë një parimi.


“Në Shqipëri funksionon shteti i së drejtës prandaj duhet të dëgjohen institucionet, institucionet e pavarura”, tha zoti Haxhinasto.

Ai theksoi se të gjithë duhet t’i bashkohen kësaj logjike politike.

Ndërkohë porsa i përket letrës së hapur të kryetarit të opozitës, Edi Rama, për Kolegjin Zgjedhor, Haxhinasto tha se nuk e kishte lexuar dhe nuk e dinte nëse do të kishte kohë ta lexonte. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment