KQZ hap kutitë e njësisë 6, Basha udhëheq me 82 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi pas hapjen e kutive dhe numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara në njësinë bashkiake nr. 6 në Tiranë, që përkon me KZAZ-në nr. 50.

Tetë grupet e numërimit të përbërë nga dy anëtarë të KQZ-së dhe dy vëzhgues të subjekteve zgjedhorë nisën hapjen e 195 kutive të kësaj njësie.

Duhet thënë se njësia 6 ka 204 kuti, por 9 prej tyre janë vlerësuar në procesin e parë të numërimit të 125 kutive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, proces që u zhvillua para vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

KQZ, numërimi i votave.

Gjatë procesit të deritanishëm të numërimit, kur ka përfunduar hapja e kutive për pesë njësi bashkiake në Tiranë kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha udhëheq garën me një avantazh prej 82 votash, kundrejt kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.

Tashmë ka përfunduar hapja e kutive dhe numërimi i votave të hedhura gabim si dhe kqyrja e fletëve të pavlefshme për njësitë bashkiake 1, 2, 3, 4 dhe 5, që përkon me KZAZ-të, 45, 46, 47, 48, 49 në kryeqytet.

Deri tani janë numëruar 854 kuti nga 1793 gjithsej që vendosi Kolegji Zgjedhor.

Beteja për bashkinë e Tiranës vazhdon…


(noa.al)

No comments:

Post a Comment