Hiri vullkanik paralizon sërish Australinë

U rikthye reja e hirit vullkanik nga Kili duke shkaktuar sërish kaos në trafikun ajror në Australi si dhe një paralizim të plotë, me kosto të mëdha për kompanitë ajrore të cilat detyrohen sërish të anulojnë linjat e programuara.

Përfaqësuesi i kompanisë ajrore Qantas, ka deklaruar se kompania ka anuluar fluturimet e programuara për nesër, ditën e mërkurë, linjat nga dhe drejtKanberrës Melvurnit dhe Sidnejit, pasi ishte shumë e rrezikshme për të fluturuar se retë e hirit vullkanik bënë një xhiro tjetër nëpër planet.

Qantas, si dhe Virgin Australia , Jetstar dhe Tiger Airways kanë anuluar tashmë disa fluturime që prej ditës së djeshme.

“Ne besojmë se nesër do të anulohen 200 fluturime. Ekspertët vlerësojnë se nuk mund të fluturojmë në këto kushte”, tha Olivia Ouirth.

Sipas ekspertëve, hiri vullkanik, i cili është i dukshëm në imazhet satelitore, është instaluar në lartësinë që fluturojnë zakonisht aeroplanë.

Kujtojmë se javën e kaluar, dhjetra mijëra fluturime u anuluan për shkak të hirit vullkanik duke detyruar avionët të qëndrojnë në tokë.

Tashmë hiri u rikthye dhe aeroporti i Australisë mbyllet sërish.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment