Arrestohen dy persona për falsifikim dokumentesh

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona për falsifikim dokumentesh. Gjatë operacionit “Dokumenti” ka vënë në pranga shtetasit Skënder Priska 56 vjeç, i dënuar më parë për "Falsifikim dokumentesh" dhe Artan Gjoni, 43 vjeç.

Pas një periudhe 4 mujore hetimi u arrit kapja e tyre si dhe zbulimi e dokumentimi i aktivitetit të tyre kriminal në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme zyrtare.

Sipas policisë këto personat u kapën në flagrancë në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit Skënder Priska e ndodhur në afërsi të "21 Dhjetorit" në Tiranë.

Policia ka dokumentuar tërësisht aktivitetin e tyre në fushën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare e kryesisht certifikata, leje drejtimi kombëtare dhe ndërkombëtare, dokumente të huaja automjetesh, dokumente shkollore të ndryshme të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment