Kosovë :Policia përleshet me besimtarët myslimanë

Policia e Kosovës është përleshur sot me besimtarët myslimanë, derisa këta të fundit po falnin namazin e Xhumasë në udhëkryqin që është afër Trekëndëshit në Prishtinë.

Derisa ata po kryenin këtë rit fetar, ka ndërhyrë policia e Kosovës duke tentuar ta lirojnë rrugën e cila ishte bllokuar për vetura.

Xhematlinjtë kanë kundërshtuar dhe më pas ka ndodhur një konfrontim mes tyre dhe ruajtësve të rendit, raporton Telegrafi.

Në ndihmë të kolegëve të tyre kanë ardhur edhe njësiti special i Policisë së Kosovës.

Në këtë rast është arrestuar një person.

Falja e namazit ne rrugë nga besimtarët myslimanë, është një lloj proteste përmes së cilës kërkohet të ndërtohet një xhami në qendër të Prishtinës, pasi komuniteti myslimanë, konsideron se nuk kanë hapësirë për të praktikuar fenë e tyre.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment