Dietë me bostan

Bostani është i mrekullueshëm për dietë, meqë përmban 90% ujë. Përpos që do të futni sasi të mjaftueshme të ujit në organizëm, duke ngrënë bostan do të merrni edhe sasi të konsiderueshme të vitaminave dhe mineraleve.

Kjo dietë është e mrekullueshme për pastrimin e organizmit nga substancat e dëmshme.

Bostani përmban edhe likopen, për të cilin është konstatuar se është antioksiduesi më i fuqishëm.

Kafjalli: është i njëjtë çdo ditë – një grishë bostan, 50 gramë buke të thekur, një filxhan kafe

Çdo ditë pini nga 12 gota ujë, çaj apo lëng të freskët pemësh.

Dita e parë

Dreka: 100 g mish të zier lope, 100 gramë oriz të zier me salcë domateje, një grishë bostan.
Darka: 50 g djathë, 1 grishë buke të thekur, bostan sipas dëshirës.

Dita e dytë

Dreka: bukë të thekur, 50 g gjoks të zier pule, 1 grishë bostan;
Darka: 100 g peshk të zier, 1 grishë buke të thekur, 1 grishë bostan.

Dita e tretë

Dreka: 30 g shpageta me djathë dhe domate, bostan sipas dëshirës
Darka: sallatë e përzier me domate, kastravecë, speca, qepë dhe sallatë të gjelbër, 1 grishë bostan.

Dita e katërt

Dreka: një pjatë supë me perime, 1 grishë buke të thekur, 50 g mish të zier pule, 1 grishë bostan.
Darka: 2 patate të ziera me parmezan, bostan sipas dëshirës

Dita e pestë

Dreka: 50 g mish të zier lope, me kërpudha, bostan sipas dëshirës.
Darka: 50 gramë djathë të freskët, 2 grisha buke të thekur, bostan sipas dëshirës.

(sekretebukurie.com)

No comments:

Post a Comment