Kopshti botanik, pezullohet puna

Ministria e Mjedisit ka vendosur pezullimin e punimeve të dy firmave që kanë nisur prej disa ditësh punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe te Kopshti Botanik.

Zevendesministri i Mjedisit Arben Demeti pohoi se asnje nga keto firma nuk kane leje mjedisore dhe plotesimi i dosjeve per te marre kete leje mund te kerkoje nje procedure te gjate.

“Inspektorët tanë kanë bërë ndërhyrjet dhe kanë pezulluar punimet, derisa procesi i dhënies së lejes mjedisore të përfundojë. Ne do të bëjmë një konsulim të gjere me faktorë të shoqërisë civile dhe me faktorë të tjere dhe më pas do të përcaktojmë edhe kushtet përkatëse të lejes përfundimtare të mjedisit”, tha Demeti.

Cilat jane kriteret qe duhet te plotesojne dy nga firmat e ndertimit per t’u pajisur me leje mjedisore? Zevendesministri Demeti sqaron se minimalisht keto firma duhet te kompensojne demin mjedisor, qe do te shkaktojne ne Kopshtin Botanik ne nje tjeter siperfaqe.

“Në rastin konkret padyshim të gjithë jemi të ndjeshëm se Kopshti Botanik është unik për Shqipërinë dhe duhet të minimalizojmë dëmet ndaj tij”, theksoi Demeti.

Ndertimi i Unazes se Madhe, e cila do te shtrihet ne nje gjatesi prej 5 deri ne 6 kilometra, eshte ndare ne tre segmente. Ne segmentin e pare qe nis nga shkolla Teknologjike deri ne qendren ‘Kristal’ nuk ka nisur ende puna, ndersa ne dy segmentet e tjera qe vijojne nga qendra ‘Kristal’ deri ne shkollen e policise ne sauk dhe nga ketu deri ne Lunder, eshte vendosur pezullimi i punimeve.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment