Eva Green ndjehet si aktore e “pornos”

Eva Green nuk mund të kuptojë se pse njerëzit janë të fascinuar pas skenave të saj seksuale në filma dhe thotë se ajo shpesh ndjehet sikur një ‘aktore e pornos’ kur pyetet për nudizmin e saj në filma.

Tridhjetëvjeçarja nuk ka frikë të heqë të gjitha teshat në filmat e saj dhe thotë se nuk mund të kuptojë se pse skenat seksuale janë aq joshëse.

“Kur e pata realizuar filmin 'The Dreamers' nuk isha e vetëdijshme kur e xhiroja se të gjitha pyetjet e gazetarëve më pas do të ishin vetëm rreth nudizmit. Më kanë bërë të gjitha ato pyetjet për skenat seksuale. Nuk e di pse njerëzit bëjnë një bujë të tillë. Ndonjëherë më duket vetja sikur jam aktore e pornos”, ka thënë Green. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment