Konstituohet parlamenti i ri, zgjidhet kryetari

Në seancën e sotme konstituive të Parlamentit të Maqedonisë u verifikua mandati i 123 deputetëve të rinj. Për herë të parë në parlament janë ulur edhe tre deputet nga diaspora. Komisioni verifikues ka pranuar kërkesën e 7 kryetarëve të komunave të cilët kanë deklaruar se heqin dorë nga mandati i deputetit.


Deputetët e rinj, me 70 vota pro, 47 kundër dhe 2 të përmbajtur zgjodhën Trajko Veljanovskin për kryetar të ri të parlamentit. Veljanovski theksoi gjatë fjalimit të tij se parimi kryesor për të do të jetë Maqedonia dhe se do të punojë me përgjegjësi duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren për punë të parlamentit.
Kandidatura për Trajko Veljanovskin ishte bërë me propozim të VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, BDI nuk ndjehet e zhgënjyer nga fakti që nuk morri dot postin e shumëdëshiruar të kryetarit të parlamentit. Në BDI shprehen se më i rëndësishëm është pozicioni favorizues i qeverisë në ekzekutiv, ku BDI do të përfaqësohet në raport 2 me 1 me VMRO-DPMNE.




(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment