Spanje U-21 kampion Europe (VIDEO)

Kombëtarja Spanjolle U-21 ka fituar Kampionatin Europian të zhvilluar në Danimarkë kundrejt Kombëtares së Zvicrës me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Herrera dhe Alcantara.

Iberikët kanë shënuar në fundin e pjesës së parën në minutën e 41′ me anë të Herreras dhe kjo ka bërë që Spanja të udhëheqë deri në fillimin e pjesës së dytë.

Me fillimin e së dytës ato shënojnë sërisht në minutën e 81′ me anë të Alcantara.Kaq ka mjaftuar për Spanjën që të shpallet kampione Europe duke mundur një nga Kombëtaret e cila kishte në formacionin e saj plot 4 shqiptarë nga të cilët Xherdan Shaqiri është quajtur si talenti i këtij evenimenti.




(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment