KQZ-ja përfundimisht shpall fitues Lulzim Bashën

UPDATE - KQZ-ja me 4 vota pro më në fund miraton tabelën përmbledhëse për Bashkinë Tiranë duke shpallur fitues kandidatin e koalicionit të djathtë, Lulzim Bashën.

21:20 - KQZ-ja miraton projekt aktin

KQZ miraton projekt aktin për Bashkinë e Tiranës. Projekt akti u miratua e 4 vota pro dhe 2 kundër.

Ndërkohë mes polemikave miratohet tabela përmbledhëse për qendrat e votimit të KZAZ 49.

19:00 - KQZ-ja mblidhet për finalen e Tiranës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të shpallur rezultatin përfundimtar për Tiranën. Administrata ka hartuar tashmë aktin, që përfshin në vetvete gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar Bashkie.


09:25 - KQZ shpall verdiktin final në orën 18:00

Do të jetë ora 18:00 e ditës së sotme kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të miratuar vendimin që shpall Lulzim Bashën kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Sipas KQZ-së, administrata po harton aktin, që përfshin në vetvete gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar Bashkie.

Pas rinumërimit të votave në gjithë kutitë e Tiranës, kandidati demokrat Lulzim Basha është në avantazh me 95 vota, kundrejt kandidatit opozitar Edi Rama.


(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment