Ndërprerjet e energjisë, OST punime në rrjet

Sot, Operatori i Sistemit të Transmetimit do të kryejë një sërë punimesh në dy linja 110 kilovolt në vend, të cilat do të sjellin edhe kufizime të energjisë. CEZ-Shpërndarje ka njoftuar dje se nga ora 08:00-17:00 në disa zona të vendit nuk do të ketë energji elektrike, për shkak të punimeve në rrjet. “Operator i Sistemit të Transmetimit (OST) do të kryej riparime në linjat 110 kv Fier-Ballsh dhe 110 kv Ballsh-Drenovë. Për shkak të këtyre riparimeve, CEZ-Shpërndarje është e detyruar të bëjë ndërprerje të alternuara të energjisë elektrike për Tepelenën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën”, thuhet në njoftimin e CEZ. Ndërkaq, po të premten, Operatori i Sistemit të Transmetimit do të kryejë punime edhe në nënstacionin e Babicës dhe për këtë arsye nga ora 10:00-12:00 do të ketë kufizime të energjisë edhe në qytetin e Himarës.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment