Kina kërcënon Google-in

Kina ka kritikuar ashpër dhe ka kërcënuar Google-in për pretendimet në lidhje me sulmet kompjuterike nga populli aziatik. Javën e kaluar, Google ka treguar se kishte bllokuar një përpjekje për sulm kompjuterik nisur nga Jinan (provincë në Kinë). Në sulm u rrezikuan fjalëkalimet e qindra përdoruesve të Gmail, duke përfshirë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, gazetarë kinezë dhe aktivistë.

Kina ka paralajmëruar Google-in se biznesi i saj mund të vuajë nëse vazhdon të sugjerojë se spiunë kinezë kanë vënë në shënjestër e-mailet e zyrtarëve amerikanë.

"Google po përpiqet të provokojë mosmarrëveshje midis SHBA dhe Kinës, dhe është bërë një mjet politik", thuhej në faqe të parë të një botimi të People Daily të Kinës.

"Google nuk duhet të ngatërrohet në luftën politike ndërkombëtare, duke luajtur rolin e një mjeti për grindje politike. Kur rrymat ndërkombëtare të ndërrojnë drejtim, ajo mund të sakrifikohet për politikën dhe mund të largohet nga tregu" shkruhej në gazetë, e cila është një zëdhënëse e Partisë Komuniste në Kinë. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment