Pesha e koleksionit të librave rrezikon shtëpinë

Pesha e 350,000 librave, që një çift kanadez kërkoi të shpëtonte nga djegia, është duke dëmtuar një shtëpi të dytë që ata kanë blerë për ruajtjen e tyre. Shaunna Raycraft dhe burri i saj jetojnë në Saskatchewan dhe tregojnë se në fillim ishin shumë entuziastë për ruajtjen e librave.

Muaj më parë një fqinj i tyre që koleksiononte libra vdiq dhe e veja e njeriut tha se nuk ishte e interesuar në koleksionin e librave dhe se do t′i digjte.

Raycraft-ët, të cilët ishin të dhënë pas librave, thanë se donin të merrnin koleksionin dhe kështu morën një shtëpi të vogël, afër me pronën e tyre, për të ruajtur librat.

"Flitet për 30 ton të librave. Pesha e tyre po e shkatërron shtëpinë" tha Raycraft.

Çifti ka provuar shitjen e disa librave në faqen e internetit e-Bay, por nuk mund të gjejë ndonjë vlerësues që është i gatshëm të udhëtojë në qytetin e largët kanadez.

"Neve na u deshën më shumë se tre ditë për të paketuar librat e bejzbollit dhe pesë ditë për Biblën dhe tekstet fetare" -tha Shaunna.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment