Disa hapa të thjeshtë për të mundur depresionin

Depresioni është një emocion i përbashkët i njeriut. Ka disa arsye që mund të shkaktojnë depresionin. Lajmi i mirë është se depresioni mund të trajtohet lehtë nëse individi është i gatshëm ta mundë atë. Këtu janë pesë metoda që do të ju ndihmojnë të mundni depresionin ose sjelljen depresive.

Kërkoni ndihmë.

Konsultohuni me një terapist. Nuk duhet të ndiheni të turpëruar për faktin se keni nevojë për mjekim, dhe mos hiqni dorë derisa ju të gjeni diçka që ju ndihmon.

Identifikimi i problemit.

Depresioni është një përpjekje vetë-shkatërruese për të shmangur realitetin. Pranoni se emocionet janë të natyrshme dhe të dobishme. Përpiquni të identifikoni se çfarë fillon ndryshimet në humorin tuaj dhe ta kontrolloni atë.

Sfido mendimet depresive.

Njerëzit e depresionuar mbajnë mend dhe fajësojnë veten për ngjarjet që nuk shkojnë mirë. Pritjet e tyre të ulëta do të thonë se shpesh ata nuk janë të përgatitur dhe dorëzohen lehtë.

Kujdesuni për veten.

Mësoni t′i kushtoni vëmendje mesazheve nga trupi juaj. Depresivët abuzojnë me veten duke mos ngrënë si duhet dhe duke mos u ushtruar. Merrni kohë për ushtrime të moderuara, hani ushqim të shëndetshëm, dhe lejojini vetes gëzime në jetë.

Praktika e largimit.

Ne shpenzojmë shumë kohë në përpjekje për të kontrolluar gjërat që nuk mund të ndryshohen. Ne mund ta gjejmë veten duke u përpjekur për të ndryshuar gjëra që ne realisht nuk mundemi. Në vend që të përplaseni me një mur, mësoni të ecni tutje.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment