Kate Middleton, dukesha e stilit dhe elegancës është edhe mbretëresha e kursimit. Javën e fundit dukesha e Kembrixhit ka rrëmuar në garderobën e saj duke nxjerrë nga aty dy xhaketa, që i kish veshur dy vite më parë.
Dukesha Middleton duket se ka marrë shembull nga mbretëresha Elisabet dhe princesha Anna, që të dyja të përforlura për riciklimin e xhaketave të përdorura në ceremoni të ndryshme.
Këtu Kate ndryshon tejet nga vjehrra e saj e zhdukur 14 vite më parë, Lady Diana, e cila nuk fotografohej kurrë dy herë me të njëjtën veshje.
Dukesha e Kembrixhit gjatë kremtimit të 90-vjetorit të princit Filip, veshi një xhaketë Jacquard blu, të cilën e kishte zgjedhur në vitin 2009 për martesën e Nicholas van Cutsem, një mik i ngushtë i bashkëshortit të saj, princit William.
Ndërsa në këmbë kishte veshur të njëjtat këpucë bezhë LK Bennett, që i veshi disa herë javët e fundit gjatë mikpritjes së nënës së saj Carole dhe motrës Pippa.
Një ditë më parë dukesha e thjeshtë Kate bëri të njëjtën gjë edhe për martesën e mikes së saj Sam Waley-Cohen, ku dukesha 29-vjeçare veshi një fustan mëndafshi në ngjyrë bardhë e zi i përshtatur për Kokteil, të cilin e kishte veshur edhe në vitin 2007 gjatë një mbrëmjeje me miqtë, në kohën kur ishte ndarë me princin William.

(noa.al)
No comments:
Post a Comment