‘Djajtë e kuq’, 35 milionë euro për Sançezin

Kampioni i Premier Ligës, Mançester Junajted, është i interesuar që në “Old Traford”, të sjell sulmuesin e Udinezes, kilianin Aleks Sançez.

“Daily Mirror”, raporton se drejtori i përgjithshëm i “djajëve të kuq”, Dejvid Gill ka “fluturuar” për në Barcelonë, ku do të takohet me drejtuesit e Udinezes, për të nisur negocitata për transferimin e kilianit.
Siç raporton “Daily Mirror”, Mançester Junajted, do të ofroj 35 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit Sançez, i cili në sezonin e fundit ka treguar formë mjaft të mirë duke qenë një nga sulmuesit më të mirë në Seria A.
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment