Kapet 20 kg hashash në Gjirokastër, arrestohet një person, dy në kërkim

Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë 20 kilogramë lëndë narkotike dhe të arrestojë një person, gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme. Personi i arrestuar është 21 vjeçari me inicialet L.K, lindur dhe banues në Gjirokastër. 21 vjeccari wshtw kapur nw flagrancë, ndërsa policia ka shpallur nw kwrkim dhe dy bashkwpuntorwt e tjerw tw tij.

Droga me orgjinë nga Lazarati ishte destinuar për në Tregun e Fierit dhe të Tiranës. Për të shmangur kontrollin e policisë, 21 vjeçari është përpjekur ta kalojë anë në rrugë toksore, duke bashkëpunuar me një tjetër person, me inicialet N.B nga Gjirokastra.

Operacioni i policisë është zhvilluar sot rreth orës 02:00 të mëngjesit, në vendin e quajtur Shkëmbi i Memecit dhe këmba e ish Urës së Ali Pashait, vend i cili ndodhet buzë lumit Drino, midis Ujit të Ftohët në Tepelenë dhe fshatit Hormovë.


Vendi ku u gjet droga

Sipas policisë, lënda narkotikë është transportuar nga personi me iniciale N.B, nga Gjirokastra me automjetin e tij. Pasi ka parkuar automjetin buzë rrugës, rreth një kilometër larg postobllokut të policisë, N.B ka nxjerrë nga bagazhi i mjetit dy thasët e palsamit të mbushur me lëndë narkotike dhe i ka fshehur në buzën e lumit Drino. Me pas N. B është larguar menjëherë duke lënë një tjetër person për ta ruajtur dhe transportuar me krah.

Në këtë moment forcat e policisë janë afruar dhe kanë bërë të mundur kapjen e drogës dhe arrestimin e 21 vjeçarit.

Policia ka gjetur dy thasë plastmasi në vendngjarje. Në njërin kishte 9 pako, ndërsa në thesin tjetër kishte 8 pako të mbështjella me letër natriban.

Pas arrestimit të 21 vjeçarit, policia ka shpallur në në kërkim e pronarit të lëndës narkotike, i cili është nga fshati Lazarat dhe personin që do vinte ta merrte atë.

Për arsye hetimi, policia nuk ka bërë të ditur gjeneralitetet e plota të shtetasit të arrestuar në flagrancë si dhe të dy shtetasve të shpallur në kërkim .


(noa.al)

No comments:

Post a Comment