Kriza greke, sot takimi i ministrave të eurozonës

Ministrat e Financave të eurozonës takohen sot (19.06) në Luksemburg për të përgatitur një paketë të re ndihme për Greqinë e zhytur në borxhe. Krahas paketës urgjente në vlerë prej 120 miliardë dollarësh, ministrat duhet të japin dritën e gjelbër edhe për një pjesë kredie prej 12 miliardë eurosh nga paketa e mëparshme e ndihmës, e planifikuar për t’u lëvruar në mesin e korrikut. Ndihma është një bashkangjitje e fondeve të FMN-së dhe Bashkimit Evropian. Në raundin e Luksemburgut pritet edhe ministri i ri grek i Financave, Evangelos Venizelos.

Protestat nuk kanë të ndalur

Komisioni Evropian kishte premtuar lëvrimin e 12 miliardë eurove për të lehtësuar qeverinë e Athinës. Fillimisht kjo ndihmë lidhej me kushtet e kursimeve të reja në Athinë, të cilat kryeministri grek, Jorgos Papanndreu nuk mund t’i ndërmarrë për shkak se në vend mungon konsensusi dhe gëlojnë protestat. Edhe të shtunën ka pasur protesta masive në Athinë.

Rreth 3000 anëtarë të Sindikatës Komuniste, PAME po ashtu edhe Partia Komuniste bënë thirrje për protesta të reja në të gjitha degët e ekonomisë, me qëllim që “sistemi i korruptuar të shkatërrohet.”

Sipas planit Komisionit Evropian negocitata për një paketë të re ndihmë duhet të merrnin fund në mesin e Korrikut, por për shkak të protestave masive dhe krizës së rëndë politike në Athinë në Bruksel janë shtuar zërat për një përmbyllje sa më të shpejtë të bisedimeve.


(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment