Kanceri i lëkurës, kujdes me diellin.

Është një nga tumoret më të shpeshta në Shqipëri, ndonëse për të bëhet më pak zhurmë.
Melanoma ose kanceri i lëkurës prek çdo vit më shumë se 250 persona. Një pjesë humbin jetën, pasi kapin sëmundjen në stad të avancuar. Mjekët dermatologë këshillojnë kujdes gjatë kësaj stine. Sipas tyre, shqiptarët neglizhojnë sëmundjen dhe masat për t’u mbrojtur prej saj.,”Melanoma është kanceri i nishaneve dhe siç dihet origjinën e tij e ka nga melanocitet e lëkurës. Nga të tre llojet e kancerit, është më i rrezikshmi, pasi është mjaft metastatik dhe përhapet në mënyrë të shpejtë në të gjithë trupin”, thonë mjekët. Sipas tyre, ky lloj kanceri shfaqet kryesisht kur njerëzit qëndrojnë për një kohë të gjatë në diell pa u mbrojtur prej tij. “Duhet të shqetësoheni kur nishanet me formë të çrregullt dhe ngjyrë shumë të errët ju dhembin. Vizita me specialistin është domosdoshmëri”, thonë mjekët dermatologë.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment