Marcelino, optimist për Kanouten.

Trajneri i Sevillas, Marcelino Garcia Toral shpreson se sulmuesi Frederic Kanoute do të mbetet në klub. Kanoute kaloi gjashtë sezone në Sanchez Pizjuan dhe shënoi mbi 100 gola duke fituar dy Kupa UEFA, dy Copa del Rey, një Superkupë të Spanjës dhe një Superkupë të Evropës.

33 vjeçari së fundmi spekulohej me transferim në Katar ose MLS por trajneri i ri ka bërë të ditur se dëshiron të mban sulmuesin.

“Dua ta kam këtu, por është vendim i tij. Shpresoj se do të mbetet me ne”, deklaroi Marcelino për Marca.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment