KAH për zgjedhjet në Shqipëri, Stonstreet: Baza ligjore për votat e paqartë

Komisioni i Helsinkit në Kongresin Amerikan zhvilloi sot një seancë informimi mbi zgjedhjet lokale dhe mungesën e stabilitetit politik në Shqipëri.

Të ftuar për të dhënë mendimin e tyre mbi këtë cëshjte ishin Xhonathan Stonestreet, kreu i misionit të vëzhguesve për zgjedhjet i OSBE ODIHR, Robert Benjamin nga Instituti Demokratik Ndërkombëtar dhe Janush Bugajski nga Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare.

Zoti Stoneestreet i pranishëm nëpërmjet telefonit në këtë seancë pohoi se në raportin e përkohshëm të misionit të OSBE-ODIHR u tha se “baza ligjore për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara ishte e paqartë, por në diskutimin e sotëm ai tha se “nuk mund të shprehej tani për këtë cëshjte sepse kjo cëshjte do të diskutohet nga Kolegji Elektoral”.

Por ai përmendi se për një vendim kaq të rëndësishëm sic është cëshjta e numëritmit të votave të hedhura në kutitë e gabuara, KQZ mori vendimin dhe pastaj bëri shpjegimin e këtij vendimi ndërkohë që duhet të kishte ndodhur e kundërta.


Në përgjithësi vlerësimi për këto zgjedhje zhvillohet në një kohë kur vendi është në qorrsokak politik. Ka një polarizim shumë të lartë dhe zoti Stonestreet tha se qysh në fillim të zgjedhjeve nga partitë pati vonesa në paraqitjen e listave të komisionerëve, pra dy partitë ngritën akuza ndaj integritetit të anëtarëve të KQZ-së dhe e gjithë kjo nuk krijoi besimin e duhur te KQZ. Sigurisht që një diferencë kaq e ngushtë me vetëm 10 vota diferencë do ta vinin në pozitë të vështirë cdo administratë zgjedhore në cdo vend të botës dhe kjo aq më tepër në Shqipëri”, tha Stonestreet

Robert Benxhamin, i cili ka punuar prej kohësh me zgjedhjet në Shqipëri, tha se “tani kërkohet që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të bëjnë një hap pas, të mos ndërhyjnë dhe të shmangin deklaratat triumfaliste sepse zgjedhjet kanë një rëndësi të madhe, sipas tij për të forcuar besimin e pulbikut
dhe me pak sesa kush i fiton këto zgjedhje”.

Ai solli shembullin e zgjedhjeve në SHBA në vitin 2000 por edhe zgjedhje të tjera në disa vende të ndryshme të botës ku rezultati ka qenë shumë i ngushtë dhe tha se ndryshimi me zgjedhjet në Shqipëri ishte se ato zgjedhje u trajtuan me mjaft transparencë, u trajtuan me shumë mature nga zyrtarët dhe prandaj ato zgjedhje përfunduan në mënyrë mjaft të qetë.

Janush Bugajski tha se “Shqipëria duhet të luftojë disa sëmundje, si polarizimi i skajshëm politik, ose klientelizimi politik. Sipas tij “Të humbësh një post është financiarisht i dhimbshëm për një grup të caktuar politik”.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment