Angelopulos film për falimentimin grek

Regjisori i njohur grek i kinemasë, Theo Angelopulos njoftoi se do t'ia kushtonte filmin e ardhshëm krizës së borxhit sovran që ka prekur vendin dhe që përbën një rrezik falimentimi për të gjithë Evropën.

"Do të realizoj një film, tema e të cilit do të jetë kriza e borxhit, i titulluar ''Tjetër Det'' deklaroi Theo Angelopoulos, 76 vjeç, propozimet e të cilit u publikuan sot nga agjencia greke e lajmeve ANA.

"Situata është e tmerrshme. Kriza ekonomike e vendit tim më lë pa fjalë, nuk shikoj asnjë dalje'', shtoi kineasti që ka marrë në vitin 1998 Palmën e Artë në festivalin e Kanës për filmin ''Përjetësia dhe një ditë''.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment