Juventus shpreson te Aguero

Juventus ka konfirmuar interesimin për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Sergio Aguero.

Ylli argjentinas ka konfirmuar dëshirën e tij të largohet nga klubi spanjoll, ndërsa në kontratën e tij ka dëmshpërblim prej 45 milionë eurosh dhe kërkohet edhe nga Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid.

Por, Juventus ka pranuar se 23 vjeçari është ende objektivi i tyre kryesor.

“Aguero është një futbollist i mirë dhe kur flas për ngritjen e shkallës së kualitetit të Juventusit, i referohem futbollistit argjentinas”, tha drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, për Corriere dello Sport.



(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment