Angelina Jolie takon fëmijët sirian në kampin e refugjatëve

Në Turqi, mbërriti në pasdite të së premtes, aktorja holivudjane Angelina Jolie për të vizituar refugjatët sirian të cilët kanë emigruar në Turqi.

Në aeroport u prit nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, dhe më pas e shoqëruan në kampin e refugjatëve në Altinozou.

Jolie, i cila është Ambasadore i Vullnetit të Mirë e OKB-së, kalojë rreth tre orë kohë me refugjatët, ndërsa njëkohësisht Jolie kishte sjellë me vete kuti me lodra për fëmijët, me qëllim që të lozin dhe të harohen sa do pak nga eksperienca e hidhur që përjetuan.

Më shumë se 10,000 Sirianë kanë gjetur “strehë” në Turqi për shkak të represionit të dhunshëm të demonstratave në Siri nga regjimi i Presidentit Bashar al-Assad.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment