Ahmeti, angazhim për Marrëveshjen e Ohrit

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti partia e të cilit fitoi në zgjedhjet në Maqedoni nga pala shqiptare ka deklaruar se prioritet i Qeverisë së re duhet të jetë anëtarësimi i vendit në strukturat euro-atlantike, zgjidhja e çështjes së emrit, zhvillimi ekonomikë që do të ndikojë në zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e standardit të qytetarëve të vendit.

Ahmeti theksoi më tej së subjekti që drejton ai do të angazhohet edhe në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Kreu i BDI-së i ka bërë këto komente pas një takimi me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Peter Sorensen.

Në takim u bisedua edhe për mbarëvajtjen ë zgjedhjeve dhe të dy palët vlerësuan lart procesin zgjedhor. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment