Ja fanellat e reja të Real Madridit (FOTO)

Real Madridi ka prezantuar fanellat e reja të cilat ajo do t′i përdorë gjatë sezonit të ri futbollistik 2011/2012. Për të pozuar me fanellat e reja, braziliani Kaka zgjodhi "muzeun" e Adidas ku në kornizat në prapaskenë duken fotografi të sukseseve të Real Madridit.

Fanellat e reja të Realit do të kenë ngjyrë të bardhë ndërsa mbi krahë do të kenë nga tre vija ngjyrë ari. Fanella e portierit do të jetë e verdhë.

Në promovimin e fanellave të reja përveç Kaka-s, kanë pozuar edhe Casillas dhe Di Maria.

(albeu.com)






No comments:

Post a Comment