Klubet e Ligës Premier në humbje të mëdha

Të njëzet klubet e Ligës Premier kanë humbur po thuajse gjysmë milioni funte vitin e kaluar pavarësisht se rritjet e të hyrave kishin kaluar shifrën e dy miliardë funteve për të parën herë.

Në bazë të një raporti të ekspertëve financiar të futbollit, Deloitte, klubet e elitës angleze të futbollit në sezonin 2009-10 kishin gjeneruar 2.03 miliardë funte. Këto të hyra kryesisht kishin ardhur për shkak të rritjes së të ardhurave për shtatë për qind nga shitja e transmetimeve televizive të ndeshjeve, që solli 1.04 miliardë funte, shifër e cila për herë të parë arrihet nga cilado ligë vendore në botë.

Megjithatë humbjet e përgjithshme janë thelluar për 62 për qind për të arritur në 445 milionë. Nga njëzet klubet e Ligës Premier, 16 kanë deklaruar humbje, me vetëm Arsenalin dhe tre klubet e promovuara (sezonin e kaluar), Birmingham City, Wolves dhe Burnley, që kishin gjeneruar fitime.

Pas Ligës Premier, ligat të cilat kanë hyrje më të mëdha janë ajo e Gjermanisë (me 1.4 miliardë funte), pastaj Spanja dhe Italia (me 1.3 miliardë secila) dhe Franca. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment