Izrael, dënohet me vdekje një qen se kishte shpirtin e avokatit të keq brenda.

Një gjykatë çifute e përbërë nga disa rabinë, dënoi me vdekje paraditen e sotme një qen. Sipas mediave ndërkombëtare, dënimi është brutal pasi qenit do ti quhet të rrijë i lidhur derisa të vdesë si pasojë e gurëve që njerëzit do qëllojnë drejt tij.

Qeni në fjalë ka hyrë në Gjykatën Ekonomike në Jeruzalem para disa javësh dhe nuk largohet prej andej. Por sipas rabinëve gjykatës, qeni në fjalë është rimishërimi i një avokati i cili fyen gjykatësit herë pas here. Sipas mediave izraelite, çuditërisht në momentin që është dhënë vendimi për dënimin e qenit, ky i fundit është zhdukur dhe nuk gjendet ku është.

Ndërkohë që gjykatësit i kanë kërkuar fëmijëve izraelit se në rast së e shohin qenin, të zbatojnë dënimin. Ndërkohë një organizatë e cila merret me të drejtat e kafshëve, paraqiti një ankesë në polici ndaj zyrtarëve të gjykatës. Pas këtij veprimi, një pjesë e gjykatësve e mohuan lajmin por sekretari i gjykatës tha se vendimi është marrë. Ai gjithashtu justifikoi llojin e dënimit duke thënë se duke qëlluar me gurë qenin, ka shumë mundësi që shpirti i avokatit të çlirohet prej trupit të kafshës në fjalë.

(peshkupauje.com)






No comments:

Post a Comment